Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gazetari shtyp gabimisht butonin për ‘filter’ në Facebook, raporton drejtpërdrejt me fytyra qesharake

Kishte hyrë për të raportuar live përmes Facebook-ut nga Karolina Veriore, por gazetari i CNN-it doli qesharak.

Ndonëse raportonte shumë serioz, ai megjithatë dukej qesharak në pamje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Justin Hinton, po raportonte live përmes Facebook-ut për borën e madhe që kishte rënë në këtë vend, dhe gabimisht e kishte shtypur butonin e filterëve të fytyrës, raporton CNN.

Hintoni, vazhdonte të raportonte me shumë profesionalizëm, pa pasur as idenë më të vogël se si dukej, transmeton Koha.net.

“Nuk e kisha idenë çka ndodhi derisa fillova të shihja komentet. Shefi im, bashkëpunëtorët, shokët, më kishin thirrur e më shkruanin për të më treguar se sa qesharak dukesha”, është shprehur Hintoni.