Gara vjetore e notit nga bregu aziatik i Stambollit në bregun evropian është emëruar gara më e mirë në botë e notit në qiell të hapur.
Në garën që mbahet çdo korrik marrin pjesë qindra notarë të cilët kalojnë Bosforin në garën e vetme ndërkontinentale të notit.
Shoqata Botërore e Notit në Qiell të Hapur e emëroi garën prej 6,5 kilometrash si më të mirën në botë, tha Komiteti Olimpik Kombëtar Turk, i cili organizon garën që nga viti 1989, raporton Anadolu Agency (AA).
Lista me 100 garat më të mira të notit në qiell të hapur u përpilua nga anëtarët e shoqatës pas vlerësimit të më shumë se 3.000 garave.
Noti i 29-të Ndërkontinental Samsung në Bosfor u mbajt të dielën, kur 2.277 notarë nga 49 vende kaluan ngushticën.
Gjatë garës, Bosfori mbyllet për transportin, ndërsa notarët kalojnë nga skela e Kanlicas në anën aziatike deri në Parkun Cemil Topuzlu në lagjen Kurucesme në anën evropiane.
-
Aeroporti i Stambollit, lider në Evropë – mesatarisht 1,556 fluturime në ditë
-
Botërori solli shumë emocione – fotografët i zgjedhin shkrepjet e preferuara
-
Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit”
-
AS: Fushat artificiale, arsyeja e Norvegjisë së suksesshme
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave