Eda Zeqiri ishte notarja e vetme e Kosovës që garoi të premten, në ditën e katërt të Kampionatit Botëror të Notit në pishinë të shkurtër (25 m) që po mbahet në Hangzhou të Kinës.
Eda Zeqiri garoi në disiplinën 50 metra shpinë, ndërsa kishte kohë prej 31.55 sekonda. Kjo kohë i mjaftoi që në kualifikime të renditet e 38-ta prej 52 notareve që përfunduan garën. 26.13 sekonda ishte koha më e mirë në kualifikime, që e arriti Etiene Medeiros e Brazilit.
Notarët kosovarë po paraqiten çdo ditë në garat e Botërorit, ndërsa rezultatet e tyre janë larg prej atyre që kërkohen për kalim në gjysmëfinale. Të shtunën do të garojnë Fjorda Shabani në disiplinën 50 metra krol dhe Dion Kadriu në 100 metra krol.
Përmirësimi i rekordeve të vendit, përkatësisht atyre personale, po vlerësohet sukses i madh i notarëve të rinj kosovarë që po marrin pjesë në Botëror.
-
Hana Beiqi e 45-ta në Botërorin e notit
-
Notarja e Kosovës e 55-ta prej 56 garueseve në 100 metra shpinë në Botëror
-
Kinezja 12-vjeçare shkruan histori, bëhet më e reja me medalje në kampionate botërore
-
Kinezja 12-vjeçare debuton në Botërorin e të rriturve, kualifikohet në finale
-
Me gjithë sfidat, xhudoja kosovare e mban nivelin superior