Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gabimi teknik u mundëson konsumatorëve të tërheqin miliona nga banka në Etiopi

Banka më e madhe komerciale e Etiopisë po mundohet të rikthejë shuma të mëdha të parave të tërhequra nga klientët pas “një defekti në sistem”, shkruan “BBC”.

Klientët zbuluan herët të shtunën se mund të tërheqin më shumë para se sa që kishin në llogaritë e tyre në Bankën Tregtare të Etiopisë (CBE).

Më shumë se 40 milionë dollarë u tërhoqën apo u transferuan në banka tjera, sipas mediumeve lokale.

U deshën disa orë që banka t’i ngrinte transaksionet.

Shumica e parave janë tërhequr nga studentët, ka thënë presidenti i bankës Abe Sano të hënën.

Edhe 150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë Kronikë 150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë

Lajmi për defektin ishte përhapur nëpër universitete nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme të mesazheve.

Radhë të gjata u formuan në aparate të bankave në kampus, ndërsa një student në perëndim të Etiopisë i ka treguar “BBC” se personat tërhoqën para derisa policët erdhën në kampus dhe i ndaluan ata.

Një student ka thënë se nuk kishte besuar kur mori lajmin nga shokët, rreth orës 1 pas mesnate, se është e mundur të tërhiqen shuma të mëdha të parave nga bankomatet apo të transferohen para duke përdorur aplikacione bankare.

Banka Qendrore e Etiopisë ka thënë se defekti ka ndodhur gjatë “aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe inspektimit”.

Por, nuk ka përmendur paratë e tërhequra.

E drejtori i bankës CBE, Sano, ka thënë se nuk e di saktësisht sa para janë tërhequr, porse janë shuma të vogla krahasim me totalin e aseteve të bankës.

Por, ai tha se banka nuk ishte goditur nga ndonjë sulm kibernetik dhe se klientët nuk kanë pse shqetësohen për llogaritë e tyre personale.

Së paku tri universitete në Etiopi kanë lëshuar komunikatë duke u bërë thirrje studentëve të rikthejnë paratë që nuk u takojnë atyre.

Edhe Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohen se e ngarkuan me 25 mijë euro kredi një grua pa dijeninë e saj Kronikë Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohen se e ngarkuan me 25 mijë euro kredi një grua pa dijeninë e saj

Sano ndërkohë ka thënë se të gjithë që kthejnë paratë nuk do të përballen me padi penale.

Por, nuk është e qartë se sa sukses ka pasur tentimi i bankës që të rikthejë paratë.