Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Futbollisti rus feston “alla shqiptarçe”

Deri pak vjet më parë, dasmat shqiptare e kishin një element të zakonshëm: përdorimin e armëve të zjarrit.

Madje, në zona të izoluara edhe sot ka incidente të tilla. Në Rusi, siç transmeton TCH, po bën bujë rasti i sulmuesit të njohur Aleksander Kokorin, një prej lojtarëve më të spikatur të Zenitit të Shën Petersburgut, që ishte autor i disa skenave të dënueshme dhe shembull i keq për të rinjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një herë me pistoletë drejtuar fytyrës dhe në rastin tjetër duke qëlluar plumba në ajër si një kriminel i zakonshëm dhe jo kontigjent i kombëtares ruse. Martesa e fundit në të cilën mori pjesë Aleksander Kokorin doli jashtë skenarit.

“Asgjë e veçantë, thjesht një ceremoni martesore në Oseti”, tha bomberi rus Aleksander Kokorin, i cili pritet të dënohet nga skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Mancini.