Katër futbollistë të WBA-së kanë kërkuar falje pasi një taksi ishte vjedhur jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë të enjten në Barcelonë, raporton BBC.
Policia katalunase ka thënë për BBC se Gareth Barry, Jonny Evans, Jake Livermore dhe Boaz Myhill dëshironin që të dilnin në Barcelonë, por gjithçka ishte mbyllur kështu që kishin marrë një taksi.
Kur ata ishin larguar nga restoranti, rreth orës 05:30, ata kishin marrë taksin dhe ishin kthyer në hotel, pa shoferin e taksit.
Katërshja ishte intervistuar nga Policia, por nuk ishte arrestuar. Megjithatë ata kanë kërkuar falje për këtë veprim të tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Yamal, viktimë e një tentative për vjedhje
-
Barça mund të kërkojë përsëritjen e ndeshjes për shkak të "golit" të Yamalit
-
Xavi: Largohem vetë nëse lojtarët humbin besimin
-
Policia spanjolle bastis federatën shkaku i Barcelonës, që po akuzohet për ryshfet
-
Arbitrat spanjollë mbrojnë veten mes skandalit të Barcelonës