Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fury këndoi në ring pasi u shpall kampion bote

Foto: Getty Images

Shumica e boksierëve shfrytëzojnë rastin të falënderojnë familjen dhe ekipin e tyre kur fitojnë një meç. Por Tyson Fury është ndryshe. Sapo ka mposhtur Deontay Wilderin të dielën për titull bote në kategorinë e peshave të rënda, ai nisi të këndonte “American Pie” të Don McLeanit në arenën në Las Vegas.

Atij në këndim iu bashkangjitën shumë të pranishëm në sallë. Ai këndoi dy minuta nga serenata tetë minutëshe.

Kjo s’është hera e parë që Fury këndon në ring. Këtë e kishte bërë edhe kur kishte marrë titujt e botës nga Wladimir Klitschko më 2015.

Artikuj të ngjashëm