Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fshati i Diellit në Australi

Këta fëmijë nuk mërziten fort për rrjetet sociale dhe video-lojërat.

Me familjet e tyre ata jetojnë shumë larg qytetit. Janë një grup i shtëpive të vendosura nëpër shkurre në Territorin Verior në Australi.

Gjithçka nisi nga një eksperiment në vitin 1970, madje në atë kohë rasti i familjeve mori vëmendje të madhe.

Themeluesit e fshatit, Pam dhe Peter Garton, ende jetojnë këtu, 40 vjet më vonë.

Familjes i është dashur shumë kohë dhe përpjekje që ta realizojë projektin në praktikë.

Edhe Një djalë i vogël u zhduk në shkretëtirë një vit më parë. Pse ende s’ka asnjë gjurmë? Botë Një djalë i vogël u zhduk në shkretëtirë një vit më parë. Pse ende s’ka asnjë gjurmë?

Edhe australianët, që nuk banonin në këtë fshat, u ndihmuan që ta ndërtojnë sistemin e energjisë diellore.

Sot, jetojnë 13 persona në këtë fshat që nuk dëmton ambientin.

Thonë se jeta në këto shtëpi është shumë e rehatshme.

“Jetojmë në një shtëpi të rehatshme. Muret janë 10 centimetra të trashë dhe mbajnë temperaturën normale”.

Këtu gjithçka është e pastër dhe asgjë nuk dëmton ambientin.

Fshati u ndërtua pas ciklonit Tracy që shkatërroi zonën në vitin 1974.

Projektit për ndërtimin e shtëpive iu bashkua edhe qeveria.

Edhe Stuhi në Australi, qindra njerëz mbeten pa energji elektrike Botë Stuhi në Australi, qindra njerëz mbeten pa energji elektrike

40 vjet më vonë, banorët e fshatit e cilësojnë të suksesshëm projektin.

Kanë thënë se fshati është provë se njerëzit mund të ndërtojnë një lagje të tërë pa dëmtuar ambientin.