Kuriozitet

Fshati fantazmë ku duhet të largoheni para perëndimit të diellit, arsyeja është e çuditshme

Shkëmbinjtë e mprehtë, rëra e shkretëtirës dhe drunjtë të çojnë në këtë fshat të pazakontë të Katarit, i quajtur shpesh një fshat fantazmë. Më pas filloni të shihni shkëmbinj rëre dhe gurë në formë interesante dhe pothuajse nuk ka njerëz apo vetura afër fshatit.

Një orë e gjysmë me veturë nga Doha, kryeqyteti i Katarit, ndodhet një atraksion filmi në fshatin Zekreet. Fshati mendohet se është ndërtuar për qëllimet e xhirimit të serialit televiziv arab “Eiaal Al Theeb”, komploti i të cilit sillet rreth luftës së dy fiseve arabe, shkruan DailyMail.

Ky fshat nuk tërheq një numër të madh të vizitorëve, por nëse vendosni të shkoni në Zekreet, është mirë që ta bëni para se të errësohet në mënyrë që të mos keni nevojë të ktheheni gjatë natës shkaku i rrugëve shumë të këqija. Vozitja gjatë natës shkakton shumë frikë për shkak të rrugëve.

Një nga gjërat interesante që mund të shihni është një shtyllë guri në formën e një kërpudhe.

Mediat e huaja raportojnë se njerëzit shpesh nuk e kuptojnë qëllimin e fshatit të filmit duke pasur parasysh se nuk ka njeri përreth dhe kanë ide të ndryshme për vendin pasi kanë lexuar histori të shkruara në gazetat e Hollivudit, shfaqje televizive të Katarit ose në reklama promovuese për Kupën e Botës në Katar 2022. Ata që e kanë vizituar pranojnë se janë ndjerë të vetmuar dhe kanë pasur të dridhura.

Ky fshat as që ishte krijuar si lokacion që do të tërhiqte një numër të madh turistësh. Frekuentohej nga vizitorë të cilët interesoheshin se çfarë lloj “vendi i çuditshëm” ishte. Mediat e huaja shkruajnë se “janë një milion arsye pse është ndërtuar ky vend, por ndoshta nuk do t’i dimë kurrë”.

Zekreeti ofron edhe fusha të bukura e pamje të bukura të gjirit të kaltër.