Një filantrop francez iu ka lënë trashëgimi një pjesë të parave të tij, një tufë macesh që jetojnë në bodrumin e Muzeut Shtetëror të Hermitazhit në Rusi.
Rreth 50 mace jetojnë në muzeun e famshëm të Shën Petersburgut, ku gjenden plot 3 milionë vepra arti.
Ky vend ka qenë shtëpia e maceve që nga koha e Perandoreshës Elizabeth, e cila mbretëroi nga vitet 1741 në 1761, ndërsa sot për to kujdesen vullnetarët dhe personeli i muzeut.
Drejtori i përgjithshëm i muzeut, Mikhail Piotrovsky, tha në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji se filantropi francez që nuk ka dashur të identifikohet u mor aq shumë me kafshët sa iu la atyre një “shumë të vogël” me testament.
“Miku ynë francez bëri një gjë shumë të mirë. Kjo është diçka e shkëlqyer si për macet ashtu edhe për bamirësinë”, tha ai.
Fondet ka të ngjarë të përdoren për të riparuar bodrumet e muzeut, ku jetojnë macet, njoftoi Piotrovsky. \ a2news
-
Çifti francez ndalohet të mbajë kafshë shtëpiake pasi u gjet me 159 mace në banesë
-
Koleksione veprash të njohura të muzeve ruse mbesin në Francë
-
Grabitje në një muze tjetër në Francë
-
Arti si ndihmesë në marrëdhëniet SHBA–Evropë
-
Macron e korrigjon Trumpin gjatë konferencës për ndihmën e Evropës për Ukrainën