Shfaqjet me kafshë të egra në cirk do të ndalohen gradualisht në Francë.
Po ashtu do të ndalohet edhe futja e balenave të reja vrasëse dhe delfinëve në tre akuariumet e mëdha të vendit, njoftoi sot ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Barbara Pompili.
Pompili paraqiti një seri masash mbi “mirëqenien e faunës së egër në robëri” dhe njoftoi gjithashtu se brenda pesë vjetësh do të ndalohet gjuetia e nuselaleve për përdorimin e lëkurës së tyre.
”Epoka jonë ka ndryshuar qëndrim ndaj kafshëve të egra”, theksoi ajo.
“Është koha që sharmi stërgjyshor që këto qenie të egra ushtrojnë mbi ne të përkthehet në një situatë pozitive”, shtoi Pompili/ANSA.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca ndalon duhanin në plazhe, parqe e afërsi të shkollave
-
Për të mbrojtur delfinët, Franca ndalon përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscayt
-
Parlamenti francez mbështet propozimin për ndalimin e cigareve elektronike
-
Franca do t’i ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe
-
Franca ndalon pishinat e kopshtit