Pishinat e kopshtit nuk do të shiten në një pjesë të Francës jugore për shkak të përkeqësimit me mungesën e ujit, shkruan BBC të premten.
Ministri i Tranzicionit Ekologjik i Francës, Christophe Bechu, ka thënë se rajoni i Pyrenees-Orientales, që kufizohet me katalonjën spanjolle, do të shpallet zyrtarisht në nivelin e “krizës së thatësirës” nga 10 maji.
Ndalimi për larjen e veturave, mbushjen e pishinës apo shitja e pishinave të kopshtit do të fillojë nga e njëjta datë.
“Ne duhet të dalim nga kultura jonë e bollëkut”, ka thënë Bechu.
Presidenti Emmanuel Macron muajin e kaluar njoftoi një program mbarëkombëtar të ujit, me premtime për investime për të frenuar rrjedhjet dhe për të rritur riciklimin. Ai përshkroi gjithashtu një “tarifë progresive të ujit” sipas së cilës konsumi mbi një sasi të caktuar - për shembull, për pishinat - do të tarifohej me tarifa më të larta.
Rreth 2 mijë fshatra dhe qytete janë në rrezik të humbasin furnizimin me ujë këtë vit, sipas Bechut. Vitin e kaluar, 1000 komuna patën probleme serioze, prej të cilave rreth 400 u desh të pajiseshin me shishe ose cisterna të lëvizshme.
-
Franca përballet me thatësirën më të keqe në histori për shkak të temperaturave të larta
-
Franca po përballet me krizë uji të pijshëm
-
Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit
-
Franca, Spanja dhe Italia në luftë me zjarret, priten sërish ngritje temperaturash
-
Zjarrfikësit në Francë përgatiten për një fazë tjetër të betejës kundër zjarreve në pyje