Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për të mbrojtur delfinët, Franca ndalon përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscayt

Franca ka njoftuar se për të mbrojtur delfinët, do të ndalojë përkohësisht të gjitha llojet e peshkimit tregtar në Gjirin e Biscayt.

Ky ndalim do të fillojë të hënën dhe do të zgjasë deri më 20 shkurt, shkruan BBC.

Ekspertët francezë vlerësojnë se rreth 9,000 delfinë ngordhin në këtë zonë çdo vit pasi kapen aksidentalisht në pajisje peshkimi.

Peshkatarët i ka revoltuar ky vendim duke e konsideruar si absurd pasi kanë frikë se do të humbasin mjete financiare, por qeveria u ka premtuar kompensim.

Ndalimi, që zgjat rreth një muaj, është i pari që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Peshkimi do të pushojë pothuajse tërësisht gjatë ndalimit që mbulon një zonë nga Finistere deri në kufirin spanjoll.