Spitali i San Diego njoftoi lindjen e një vajze prej 245 gramësh, që besohet të jetë fëmija më i vogël i lindur para kohe në botë.
Vajza u lind në dhjetor, pas 23 javësh dhe tri ditëve të shtatzënisë, dhe sipas vlerësimit të mjekut, ajo duhej të jetonte vetëm një orë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kjo orë u kthye në dy, pastaj gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë javës", shpjegoi nëna e të porsalindurës.
Pas pesë javësh, ajo u lëshua nga spitali me dy kilogram peshë si një e porsalindur e shëndetshme.
Agjencia thotë se sipas Universitetit të Iowa Girls, vajza është renditur si fëmija më i vogël në botë, transmeton KosovaPress.
Nga lindja, fëmija kishte aq peshë sa një mollë dhe prindërit i dhanë asaj emrin që i quanin infermieret "Seybi".