Një emigrant që po mbante një foshnjë të mbështjellë në një batanije, ishte në mesin e një grupi që mbërriti në Britani gjatë mëngjesit të së mërkurës, në kohën kur dyshohet se disa anije me dhjetëra njerëz në to, kanë arritur në Kanalin Anglez.
Siç raportohet, këta emigrantë, ndër ta edhe gra me fëmijë janë dërguar në Dover nga një varkë shpëtimi, midis motit të ftohtë dhe temperaturave të acarta para agimit të së mërkurës, teksa u ndihmuan në breg nga zyrtarët e imigracionit dhe mjekët ndihmës.
25 emigrantë që arritën dje në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar, kanë çuar numrin e përgjithshëm në 187 deri më tani që nga fillimi i këtij viti.
Vitin e kaluar një rekord 28 mijë e 381 njerëz arritën në Britani nga Franca veriore duke bërë kalimin e rrezikshëm të Kanalit, duke shënuar një rritje nga tetë mijë e 410 prej vitit 2020.
Në pamjet e publikuara nga “Daily Mail”, është parë edhe një fëmijë i vogël rreth tre-vjeç, i veshur me një pallto dhe një kapelë të kaltër, teksa po e mbante babai i tij.
Një oficer i Zbatimit të Emigracionit mund të shihet gjithashtu duke mbajtur një vajzë shumë të vogël të veshur me një ngjyrë rozë dhe kapelë leshi të rrethuar nga prindërit e saj.
-
Dy gra vdiqën gjatë tentimit për të kaluar Kanalin Anglez
-
“Varkat taksi” që i marrin emigrantët në det, teksa kontrabandistët në Kanal i ndryshojnë taktikat
-
Një foshnjë u lind në varkën plot migrantë
-
Tetë migrantë të vdekur teksa përpiqeshin të shkonin nga Franca në Angli
-
Katër migrantë vdesin gjatë përpjekjes për ta kaluar Kanalin Anglez