Kuriozitet

Fituesi i lotarisë 2.04 miliardë dollarëshe blen shtëpi 25.5 milionëshe në Hollywood

Miliona njerëz pyesin veten çfarë do të bënin nëse do ta fitonin lotarinë, dhe një burrë nga Kalifornia i cili mori çmimin më të madh ndonjëherë në lotari ka dhënë përgjigjen për këtë pyetje.

Edwin Castro, fitues i super-çmimit historik prej 2.04 miliardë dollarë në nëntor, ka shpenzuar 2.5 milionë dollarë për një vilë me pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo në Hollywood, Los Angeles.

Blerja e Castros e ka vendosur atë në mesin e lagjes së yjeve të famshëm, si Ariana Grande, Dakota Johnson dhe Jimmy Kimmel. Dhe ka qenë blerja më e madhe për këtë vit në Hollywood, shkroi Guardian. 

Pjesë e shtëpisë është një pishinë gjigante, një teatër filmash, bodrum vere, dhomë lojërash, palestër dhe saunë.

Castro fitoi një nga katër tiketat e mëdha të lotarisë që shpërndahen në 45 shtete dhe vetëm katër më fatlumët fitojnë.

Shanset për ta fituar janë një në 292 milionë. Tiketa kushton vetëm 2 dollarë.