Kuriozitet

Fituesi i gjysmë-maratonës u mahnit pasi “mendoi se ishte në garë 10-kilometrëshe” në Bristol

Fituesi i gjysmë-maratonës së Bristolit në vitin 2021 zbuloi se ai mendonte se ishte duke vrapuar 10 kilometra në momentin kur kaloi vijën.

Omer Ahmed, nga Birminghami, vrapoi drejt vijës dhe theu shiritin në 63 minuta – rekordi më i miri i tij personal për një gjysmë-maratonë.

Por vetëm pas garës Omer shpjegoi se besonte se ishte në garë 10-kilometrëshe për pjesën më të madhe të vrapimit. 

Atleti, i cili stërvitet me Birchfield Harriers, tha: "Në fillim, mendova se po bëja një 10 kilometërsh. Pastaj pyeta dikë kur arrita në kilometrin e gjashtë, ‘A është kjo 10k’ dhe ata më thanë ‘jo, është një gjysmë-maratonë’ “, rrëfeu ai.

“Pas kësaj unë ngadalësova pak, kështu që është e mahnitshme që kam vendosur një rekord më të mirë personal”.

Ky është viti i parë që gjysmë-maratona e Bristolit dhe Bristol 10k janë mbajtur në të njëjtën ditë.

Vrapimi 10 kilometrësh është një garë në distanca të gjata për vrapim. Gjithashtu i referuar si gara rrugore 10K, 10 km, ose thjesht 10K, është një nga llojet më të zakonshme të ngjarjeve të vrapimit në rrugë, krahas gjysmë-maratonës e cila zakonisht është 5 kilometër ose pak më gjatë.