Në fillim, një norvegjez mendoi se detektori i tij reagoi ndaj monedhave prej çokollate të groposura në tokë. Doli se ishin nëntë varëse, tri unaza dhe 10 perla ari, që dikush mund t’i ketë mbajtur si bizhuteri 1,500 vjet më parë.
Gjetja e rrallë u bë këtë verë nga Erlend Bore në ishullin Rennesoey. Bore e bleu detektorin e parë në fillim të vitit si hobi pasi mjeku i tij e urdhëroi të dilte jashtë në vend se të rrinte në kolltuk, shkroi AP.

Ole Madsen, drejtor i Muzeut Arkeologjik në Universitetin Stavanger, ka thënë se të gjesh “kaq shumë ar në të njëjtën kohë është jashtëzakonisht e pazakontë”.
Sipas ligjit norvegjez, objektet para vitit 1537 dhe monedhat më të vjetra se 1650, konsiderohen pronë shtetërore dhe duhet të dorëzohen.
VIDEO:
-
“Lojëra fati” në Amerikë para 12 mijë vjetësh
-
Helmeta e artë dy mijë e 500 vjet e vjetër i kthehet Rumanisë
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant
-
Skulptura rreth 800-vjeçare e Krishtit, zbulim i pazakontë në Norvegji
-
Rriten arrestimet, por asnjë shenjë drejt kthimit të eksponateve elitare të “Louvreit”