Në fshatin e vogël indian, Gumatapura, çdo vit mbahet një festivali i fekaleve, gjegjësisht një ngjarje gjatë së cilës vendasit hedhin bajga lopësh kundër njëri-tjetrit, shkruan RT.
Plehrat e lopës, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme në Indinë rurale, ruhen shumë kohë përpara ngjarjes për të siguruar që pjesëmarrësit e festivalit të mos mbeten pa "municione" gjatë festës.
Edhe pse kjo duket mjaft johigjienike, pjesëmarrësit e festivalit besojnë se bajgat janë të padëmshme dhe shërojnë shumë sëmundje.
"Plehu i lopës ka shumë veti mjekësore. Ne kemi besim në zotin tonë Beereshwar dhe luajmë me bajgat e lopës - nuk kemi asnjë rrezik", tha një banor i Gumatapuras.
Ai shtoi se të gjitha gjeneratat lejohen të marrin pjesë në festival, por jo edhe gratë. Ato lejohen ta shikojnë festivalin nga anash “fushës”. /klix