Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja më e gjatë në botë

Një familje në Minnesota ka marrë titullin e familjes me gjatësinë më të madhe në botë. Familja Trapp zyrtarisht ka marrë këtë titull, pasi gjatësia mesatare e të pesë anëtarëve ishte 203.29 centimetra.

Gjatësia e përbashkët e Scottit, Krissyt, Savannas, Mollyt dhe Adamit është sa gjysma e një fushe tenisi.

Më i riu, 22-vjeçari Adam Trapp, është më i gjati me 221.71 centimetra.

Motra Savanna Trapp-Blanchfield, 27-vjeçare, është e gjatë 203.6 centimetra, ndërsa 24-vjeçarja Molly Steede ka gjatësi 196.26 centimetra. Nëna Krissy është më e shkurta me 191.2 centimetra, ndërsa babai Scott ka gjatësi 202.7 centimetra.

Nxjerrja e këtij rekordi konsiderohet e arritur e pazakontë.

Edhe Thyhet rekordi për mjekrën më të gjatë në botë Kuriozitet 9 muaj më parë Thyhet rekordi për mjekrën më të gjatë në botë

Savanna e falënderon “vëllain e vogël” për punën në marrjen e çmimit. Në dhjetor të 2020-s, familja kishte kërkuar nga një ekip mjekësor që të matej. Të gjithëve iu mat gjatësia tre herë në ditë, duke ndenjur në këmbë apo të shtrirë.

{gallery}