Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja e profesorit flet për video-intervistën e famshme

Specialisti për situatën në Kore Robert Kelly dhe gruaja e tij Kim Jung-A kanë folur për situatën që e bëri këtë familje të famshme në gjithë botën.

Ditë më parë në një paraqitje televizive nga shtëpia e tij, profesori Kelly gjatë bisedës u ndërpre nga fëmijët e tij duke u bërë hit në internet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte komedi e gabimeve”, ka thënë ai për The Wall Street Journal.

Në intervistën e famshme, e para që hyri në dhomën e mbyllur ishte vajza katërvjeçare Marion. Pas saj u fut edhe djali tetë muajsh, ndërsa nëna e tyre vazhdonte të incizonte burrin në TV. Kur pa fëmijët në dhomë ajo kishte vrapuar shpejtë për t’i ndalur duke shkaktuar edhe më shumë tollovi në intervistën e famshme.

“Sapo e pash që ka hapur derën e imagjinoja pamjen e saj në ekran”, ka thënë Kelly duke shtuar se ajo ishte në disponim sepse atë ditë ishte në një ndejë të shkollës.

Kjo video u bë hit shumë shpejt në internet dhe në faqen e BBC-së në Facebook ka grumbulluar më shumë se 84 milionë shikime.