Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ndërprerë një intervistë televizive të martën, duke u kthyer më vonë për të kërkuar falje e duke shpjeguar se ka pasur dhimbje barku.
69-vjeçari mbajti tri tubime elektorale para paraqitjes direkte televizive në një intervistë të përbashkët në televizionet “Ulke TV” dhe “Kanal 7”. Gjithsesi, paraqitja e tij nisi me 90 minuta vonesë dhe më pas u ndërpre përkohësisht pas 10 minutash. Kamera vërehet teksa lëviz pa kontroll e gazetari ngrihet në këmbë. Më pas ndalet transmetimi.
Një zë që habitet dëgjohet në sfond.
Erdoğan'ın katıldığı canlı yayında soru soruldu ve cevap gelmeden aniden reklama gidildi. pic.twitter.com/sfkrtpyGqg
— Con Sinov (@lordsinov) April 25, 2023
Erdogani u kthye 15 minuta më vonë duke kërkuar falje.
“Dje dhe sot ishin ditë të rënda. Kam probleme me stomakun. Në një moment, kam menduar nëse do të keqkuptohesha po ta anulonim programin. Por kam premtuar. Ju kërkoj falje juve dhe audiencës”, ka thënë Erdogan, raportojnë mediat turke, transmeton “AFP”.
Erdogani dukej i lodhur gjatë intervistës.
Edhe
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
Ai dhe partia e tij kanë udhëhequr Turqinë qe 20 vjet. Megjithatë, zgjedhjet e reja po shihen si më sfidueset për të. Sondazhet kanë treguar se po garon kokë më kokë ose është pak nën opozitën e udhëhequr nga Kemal Kilicdaroglu.
Vetë Kilicdaroglu ka reaguar për këtë intervistë duke i uruar shëndet Erdoganit.
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara