Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar tubimet e tij të planifikuara të fushatës të mërkurën dhe të enjten për arsye shëndetësore.
Ky vendim i Erdoganit u mor disa javë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit, raportoi Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve të mi”, shkroi Erdogani në Tëitter.
Më vonë, nënkryetari i AK Partisë, Erkan Kandemir, ka thënë se Erdogani do të marrë pjesë në një ceremoni në termocentralin bërthamor Akkuyu në provincën jugore të Mersinit përmes një videolidhjeje të enjten.
Gjatë mbrëmjes të së martës, Erdogan ka ndërprerë një intervistë të drejtpërdrejtë televizive, gjatë së cilës tha se ndjehej i sëmurë.
Zgjedhjet përfaqësojnë sfidën më të madhe elektorale për liderin më jetëgjatë të Turqisë moderne, pasi një krizë e kostos së jetesës shkatërroi mbështetjen e Erdoganit. Sondazhet tregojnë se Erdogani mund të humbasë pas dy dekadash në pushtet.