Kuriozitet

Era thyen xhamat në urën e lartë në Kinë, turisti shpëton për pak

Një burrë ka shpëtuar për pak pasi mbeti papritmas pa dyshemenë prej xhamit në një urë të lartë në Kinën verilindore, me panelet transparente që u hoqën nga ura për shkak të frymës së madhe.

Sipas departamentit lokal të turizmit, panelet e xhamit në urën në malin Piyan u hoqën për shkak të erërave me shpejtësi mbi 150 kilometra për orë.

Turisti kishte ngelur i kapur për skaje të urës deri kur u shpëtua nga ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe personeli i ndihmës për turistët, gjysmë ore pasi ura mbeti pa panelet, shkruan "Guardian".

Fotografitë e ndara në rrjetet sociale shfaqin burrin që mbahej në njërën anë të urës, i rrethuar nga hapësira të boshatisura ku më herët ishte xhami mbi të cilin ecnin qytetarët.

Burri nuk pësoi lëndime.

Urat prej xhami janë atraksione të njohura turistike në Kinë, me më të famshmen në parkun nacional “Zhangjiajie”, që është 430 metra e gjatë, e 300 metra e lartë.

Erëra të fuqishme kanë goditur pjesë të Kinës ditëve të fundit duke pamundësuar zhvillimin e turizmit.

Resorti në Piyan është mbyllur për shkak të hetimeve.