Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Eklipsi i rrallë diellor në ditën më të gjatë të vitit

Dielli u shndërrua në një unazë rrëzëlluese të dielën në disa pjesë të hemisferës lindore, gjersa hëna mbuloi diellin në eklipsin e plotë që rrallë shihet, sidomos në ditën më të gjatë të vitit, shkruan Reuters.

Vija e eklipsit mbuloi pjesë të Azisë lindore dhe jugore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Shumica e vendeve panë vetëm eklipsin e pjesshëm, dhe vetëm një numër i vogël i vendeve kishte mundësinë të shihte eklipsin e plotë, kur hëna mbulon diellin, dhe krijon “unazën e zjarrtë”.

Eklipsi diellor gjatë solsticit veror është i rrallë, dhe i fundit është parë në vitin 2001, transmeton KOHA.

Por një “unazë e zjarrtë” e cila ndodhë saktësisht në ditën më të gjatë të vitit, pra gjatë solsticit veror, është një gjë që ndodhë edhe më e rrallë.

Sipas të dhënave të NASA-s, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për së paku 100 vite të fundit.

{gallery}