Një qen i humbur në Irlandën e Veriut është gjetur pas 26 ditësh, pasi kishte ecur më shumë se 40 milje deri në shtëpinë e ish-pronarëve të tij, raportoi të dielën “UPI”.
Lost Paës NI, një organizatë bamirëse e dedikuar për gjetjen e qenve dhe maceve të humbura, tha se një qeni me emrin Cooper u dorëzua nga pronarët e tij të mëparshëm dhe më vonë u adoptua nga një familje e re.
Cooper iku nga vetura në momentin që ai dhe pronari i tij i ri mbërritën në shtëpinë e tyre në Dungannon.
Ngjarje të shumta u raportuan në ditët në vijim, por Cooper arriti t'u shmangej grupeve të kërkimit duke kaluar Qarkun Tyrone.
Cooper u kap pasi mbërriti në pronën e ish-pronarit të tij në Tobermore, më shumë se 40 milje nga shtëpia e tij e re në Dungannon.
Ai u ribashkua me pronarin e tij të ri, i cili tha se qeni humbi peshë gjatë udhëtimit të tij të gjatë, por po shërohet në shtëpi.
-
Qeni eci 65 kilometra për t’u kthyer te ish-pronari
-
Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga
-
Qeni i zhdukur u kthye pas dhjetë ditësh dhe “trokiti” në familjen amerikane
-
Autoritetet amerikane ia kthejnë pronarit kalin e arratisur
-
Qeni mbijeton i vetëm në bjeshkë, qëndroi pranë trupit të pronarit të vdekur për 10 javë