Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

E braktisën për shkak të “fytyrës së shëmtuar”, adoptuesja e saj i ndryshoi jetën

Beaux Tox, është një labrador i cili ka lindur me një deformim në fytyrën e tij, por pronarët e tij të parë, dolën të jenë fare të mirë, pasi për shkak të fytyrës, ata e kanë braktisur.

Por Jamie Hulitin, doli të jetë shoqja e tij e zemrës dhe mikesha më e mirë.

Ajo e adoptoi qenin nga një strehë, ku aty i kishin thënë se pronarët e mëparshëm, kishin thënë se po e braktisin “për shkak të fytyrës së shëmtuar”, transmeton Koha.net.

Ajo thotë se kishte rënë në dashuri me këtë qen në momentin e parë që e kishte parë në strehimore.

“Ndjeva dhembshuri kur e pashë, por u dashurova menjëherë në të. Është qeni më i dashur dhe më i dëgjuar që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Edhe Shpallet qeni më i shëmtuar në botë Kuriozitet Shpallet qeni më i shëmtuar në botë

Ajo ka thënë se qenin e ka marrë falas, pa pasur nevojë të paguajë, pasi shitësit kishin thënë se është i vetmi qen që nuk shitet, e kjo për shkak të fytyrës së tij. Jamie ishte indinjuar me idetë e këtyre njerëzve, dhe e kishte marrë qenin.

“Do të paguaja edhe mijëra dollarë po qe nevoja. Ky qen ka nevojë për mbikëqyrje të pronarëve të mirë”, ka thënë ajo.

“Nuk më interesonte fytyra e tij. Nuk më interesonte a ishte i sëmurë diçka. E kam marrë me qëllim që të kujdesem për të 100 për qind”, shtoi ajo.

Me të adoptuar këtë qen, përveç që ka ndryshuar jeta e saj, ajo thotë se i ka ndryshuar jetën edhe qenit.

“Më duket sikur është qeni më i lumtur në botë tani”, ka thënë tutje ajo.

Edhe Hapet konkursi për qenin më të shëmtuar në botë Kuriozitet Hapet konkursi për qenin më të shëmtuar në botë

Beaux tani është 6 vjeç.

{gallery}