Një australian është kthyer në shtëpi dhe për befasi të tij ka zbuluar se çatia në kuzhinën e tij është shembur nga pesha e dy gjarpërinjve të mëdhenj të llojit piton që po luftonin, shkruan agjencia AP.
David Tait ishte futur në shtëpinë e tij në Queensland të hënën dhe zbuloi një pjesë të çatisë në tavolinën e kuzhinës.
“E di se nuk kishte shi, kështu që shikova përreth se çfarë kishte shkaktuar këtë”, ka thënë Tait të martën për televizionin “Nine Network”.
Dy fajtorët – pitonë jo-helmues të gjatë 2.8 metra përkatësisht 2.5 metra – kishin rrëshqitur për në dhomën e fjetjes dhe të ndenjës. Gjarprit kishin një peshë të përbashkët rreth 45 kilogramë.
U telefonua kapësi i gjarpërinjve Steven Brown për të kaluar gjarpërit.
“Po them se ata po luftonin për një femër që ishte në çati në afërsi”, ka thënë Brown.
-
Një burrë në Australi gjen në shtëpi dy gjarpinj me “madhësi të jashtëzakonshme”
-
Pitonët ia “bllokojnë” australianes kuzhinën
-
Mendoi se ishte hajdut, australiania njoftoi Policinë por i doli një gjarpër
-
Një gjarpër në raftin ushqimor të një dyqani në Sidnei
-
Një austriak kafshohet nga pitoni në tualet