Kuriozitet

Një austriak kafshohet nga pitoni në tualet

Një burrë nga Austria u kafshua nga një piton 1.6 metër gjatë rutinës së përditshme në tualet në shtëpinë e tij.

Pitoni, i cili duket se u largua nga shtëpia e fqinjit dhe u fut përmes gypave, iu rikthye pronarit të tij.

65-vjeçari ndjeu një pickim në zonën intime, ka deklaruar policia. Më pas shikoi brenda tualetit dhe pa se brenda ishte një piton, ndërsa nuk pësoi lëndime serioze.

Gjarpri kishte ikur nga apartamenti i 24-vjeçarit i cili jeton ngjitur me shtëpinë e viktimës, raporton AP.

Një ekspert u thirr për ta larguar pitonin. Policia ka thënë se i riu mban disa gjarpërinjë që nuk janë helmues në apartamentin e tij. Në këtë rast, ai përballet me hetim për shkaktim të lëndimit trupor për shkak të neglizhencës.