Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një gjarpër në raftin ushqimor të një dyqani në Sidnei

Blerësit kanë dalë duke vrapuar nga një market në Australi, pasi një grua u përball me një piton në një nga raftet e tij të produkteve.

Helaina Alati ishte në dyqanin e Sidneit kur nga rafti i doli pitoni 3 metra i gjatë.

Ai market gjendet buzë një hapësire të madhe të shkurreve në periferi të qytetit.

“Ktheva kokën dhe ai ishte rreth 20 centimetër larg fytyrës time, po shikonte drejt meje”, i tha Alati BBC-së.

Duke e njohur llojin e pitonit, ajo e dinte se nuk ishte helmues kështu që qëndroi e qetë.

Edhe Po ngufatej nga pitoni gjigant, tajlandezja shpëtohet dy orë më pas Botë Po ngufatej nga pitoni gjigant, tajlandezja shpëtohet dy orë më pas

“Ai po më shikonte drejt në mua gjatë gjithë kohës, sikur do të thoshte: mund të më nxjerrësh jashtë të lutem”, shtoi ajo.

Madje, ajo largoi pitonin vetë nga aty me një qese dhe e la të lirë jashtë në natyrë.