Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Duke mbajtur ombrellën, era e ngritë lartë 4 metra nga toka

Një burrë në Turqi duke tentuar që ta shpëtojë ombrellën e madhe nga era, ai ka shkelur në mbajtësen e saj për ta rënduar, por era e ka ngritur 4 metra në lartësi nga toka, atë bashkë me ombrellë.

Në video shihen dy burra të ulur në një tavolinë në provincën e Osmaniye të Turqisë, kur papritur fillon të fryjë një erë e madhe.

Ata me nxitim kanë vrapuar drejt ombrellës për ta siguruar, pasi filloi të lëvizte në mënyrë të rrezikshme, një burrë i tretë, Sadik Kocadalli, bashkëngjitet për t'i ndihmuar ata, transmeton koha.net.

Ata që të tre kanë shkelur në bazën e ombrellës së madhe, por era ka filluar t'i çoj lartë që të tre, derisa dy prej tyre largohen, njëri nga ta mbet në bazën e ombrellës, e ku ‘fluturon’ bashkë me të 4 metra lartë nga toka, fatmirësisht që të tre shpëtuan pa lëndime.