Një meteor është xhiruar duke u shfaqur gjatë natës në qiell në Turqi, raportoi të dielën BBC-ja.
Drita e gjelbër e shkaktuar në qiell nga ky meteor u kap nga kamera teksa kalonte mbi qytetin e Erzurumit dhe provincën Gumushane në lindje të vendit.
Onur Kaçmaz, i cili po xhironte, ishte në një park për fëmijë në mbrëmje kur qielli i errët u shfaq me ngjyra.