Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Droga e re që po tmerron përdoruesit e po i shndërron në “Zombi”

Një burrë dhe një grua të “vdekur”, ecnin në rrugët e Manchesterit gjatë kësaj jave.

Fytyra e tyre e zbehtë e sy të hapur, por tmerrësisht të lodhur e me kokë te poshtë, që duken si “zombi”, të vdekurit që ecin transmeton koha.net.

Ndërsa disa të tjerë qëndrojnë si ndonjë reklamë e ndonjë dyqanit pa lëvizur fare, që duken si pa ndjenja por qëndrojnë në këmbë, e me koka te poshtë.

Gjithë këta janë viktima të Spice, që është një term i përgjithshëm për përzierjet e ndryshme të bimëve dhe kimikateve të fuqishme, e cila deri në majin e vitit të kaluar, shitej legalisht në Britani me emrin “Droga legale”.

Ndërsa tani është mësuar se shkakton një efekt të tmerrshëm që i bën ata si “zombi”.

Këtë drogë, sipas Dailymail, mbi 95 për qind e të pastrehëve të Manchesterit janë duke e përdorur e shumë prej tyre janë të varur tmerrësisht nga ajo.

Edhe Organizata bamirëse në Zelandë thotë se shpërndau aksidentalisht sheqerka me metamfetaminë Botë Organizata bamirëse në Zelandë thotë se shpërndau aksidentalisht sheqerka me metamfetaminë

“Spice” ka cilësinë e varësisë fizike të heroinës e varësinë psikologjike sikurse Crack.

{gallery}