Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dreri thyen xhamin dhe futet në një dyqan në SHBA, filmohet momenti

Kamerat e sigurisë në Minnesota të SHBA-së filmuan momentin kur një dre u fut brenda një dyqani, shkroi Upi të hënën.

Kafsha theu xhamin e derës dhe “gabimisht” hyri brenda, duke shkaktuar rrëmujë në dhomë.

Ai fillimisht u përplas me një dollap, ndërsa pasi rrëshqiti në dysheme, rrëzoi një vazo.

Para tij ishte një dritare që tentoi të dilte nëpërmjet saj por s'ia doli.

Ai më pas gjeti derën dhe u largua me sukses.