Kuriozitet

Dredhëza e rritur në Izrael me peshë 289 gr thyen rekordin e Guinness-it

Një izraelit, i quajtur Ariel Chahi, ka kultivuar një dredhëz e cila peshon 289 g, më 12 shkurt të vitit 2021.

Pema, e cila është konfirmuar si dredhëza më e rëndë në botë, kishte gjatësi 18 cm, trashësi 4 cm dhe 34 cm perimetër.

Dredhëza është kultivuar në biznesin familjar të Arielit, të quajtur “Dredhëzat në fushë”, në Kadima-Zoran të Izraelit.

Madhësia e dredhëzës e cila tani njihet si më e madhja në botë, ishte vënë në diskutim kur Ariel e kishte peshuar atë pas peshimit të një iPhone XR. Pas matje, iPhone XR peshonte 194 gr, apo 100 gr më pak se dredhëza masive.

@guinnessworldrecords

Heaviest #strawberry ? 289 g (10.19 oz), grown by Ariel Chahi ?? #fruit

♬ original sound - Guinness World Records

"Luleshtrydhja u zhvillua ngadalë për më shumë se 45 ditë nga lulëzimi, gjë që shkaktoi madhësinë e saj të madhe në fazën e pjekjes së plotë”, ka thënë Dr.Nir Dai, kultivues në ARO Strawberry.

Rekordin për dredhëzën më të madhe në botë deri më tani e mbante një dredhëz me peshë 250 gr. Kjo dredhëz ishte kultivuar nga Koji Nakao në Japoni, dhe ishte peshuar në Fukuoka të Japonisë, më 28 janar të vitit 2015.