Kirurgët dhe infermierët hero "rrezikuan jetën e tyre" brenda një spitali që digjej për të përfunduar një operacion "kompleks" të bajpasit të zemrës.
Doktorët e hapën gjoksin e pacientit mashkull kur flakët përfshinë spitalin 114-vjeçar të Blagoveschensk në Rusi.
Tetë mjekë të guximshëm qëndruan për të mbaruar atë që kishin nisur kur zjarri kishte përfshirë kulmin e spitalit.
Shefi e operimit Valentin Filatov, 29-vjeçar refuzoi që stafi të dilte nga operimi derisa zjarri përfshiu vendin.
“Ne ishim të frikësuar natyrisht, njerëz jemi”, ka thënë ai, shkruan Mirror. “Ne s’mund të largoheshim duhej shpëtuar pacienti. Ne e vazhduam operimin, çfarë mund të bëje?”.
Artikuj të ngjashëm
-
12 të arrestuar për zjarrin në një spital në Pekin ku vdiqën 29 persona
-
Zjarr në një spital në Pekin, raportohet për të paktën 21 të vdekur
-
Kirurgët operojnë me bateri në Ukrainë
-
Mjekët ukrainas kryejnë operacionet me llambë dore për shkak të mungesës së rrymës
-
Të gjithë ia mbathin, përfshirë ushtarët, pos punëtorit shëndetësor që rri me viktimën