Në mesin e mijëra studentëve që diplomuan së fundi në një universitet amerikan, ishte edhe një mace. Macja e Francesca Bourdierit, studente në Universitetin e Teksasit, u dekorua nga stafi i universitetit, pasi së bashku me pronaren, morën pjesë në secilën orë mësimore që u mbajt, që nga fillimi i pandemisë.
Bourdier tha se macja e quajtur Suki, i qëndroi afër për tri vjet gjatë ligjëratave.
Ajo publikoi fotografi në Instagram së bashku me macen, e veshur me uniformën e post-diplomimit, shkroi “NDTV” të hënën.
“Macja ime mori pjesë në çdo leksion që kisha, kështu që të dy diplomuam”, shkroi ajo.
Postimi u bë viral në mediat online, derisa universiteti amerikan e uroi macen dhe pronaren e saj për këtë arritje.
