Një diplomat britanik është cilësuar si hero pasi ka shpëtuar një studente që po mbytej në një lum në Kinë.
Stephen Ellison, ishte duke ecur buzë një lumi në qytetin e afërt antik të Zhongshan, kur dëgjoi një grua që bërtiste. Ai tha se studentja kishte rrëshqitur në lumë dhe ishte në telashe sepse s’mund të notonte.
We are all immensely proud of our Chongqing Consul General, Stephen Ellison, who dived into a river on Saturday to rescue a drowning student and swim her to safety. pic.twitter.com/OOgXqsK5oe
— UK in China ?? (@ukinchina) November 16, 2020
Pamjet e publikuara në Twitter nga ambasada britanike, tregojnë një turmë që bërtiste nga paniku derisa shihej gruaja me kokën poshtë ujit. Ellion u hedh në ujë dhe e shpëtoi.
“Nuk kishte shumë kohë përpos të futesha brenda në ujë”, ka thënë Ellion për BBC. Ai e dërgoi me pas atë në brezin e shpëtimit dhe njerëzit e tërhiqen në bregun e lumit.
“Falë shpëtimit, studentja shpejt rifilloi frymëmarrjen dhe iu kthye vetëdija”, njoftoi agjencia shtetërore kineze.