Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Diamanti gjigant shitet për 53 milionë dollarë

Diamanti “Lesedi La Rona (Drita jonë)”, i cili njihet si diamanti i dyti më i madh në botë, është shitur për 53 milionë dollarë.

Sipas lajmit të CNN, kompania britanike e bizhuterive të çmuara “Graff Diamonds” bleu diamantin prej 1.109 karatësh për 53 milionë dollarë, shkruan AA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vitin e kaluar, diamanti u nxor në ankand në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, por nuk ishte blerë nga askush me çmimin e vendosur prej 70 milionë dollarësh.

Diamanti u gjet në minierën e kompanisë kanadeze “Lucara Diamond” në Botswana në nëntor të vitit 2015. Diamanti mori emrin “Lesedi La Rona” që në gjuhën vendase të Botswanës ka kuptimin “Drita jonë”.

Diamanti prej 1.109 karatësh është regjistruar si diamanti i dytë më i madh i cili është gjetur deri më tani.