Ishulli privat Saddleback Cay në Exuma, Bahama, i cili është përdorur për të promovuar festivalin Fyre, i njohur si ahengu më i madh që kurrë nuk ka ndodhur, shitet për 12 milionë dollarë.
Ai mbahet mend për nga bukuritë natyrore, por edhe supermodelet e tilla si Bella Hadid dhe Kendall Jenner, të cilat promovuan spotet e tyre, transmeton ksp.
Ishulli ka qenë në pronësi edhe të narko-dilerit Pablo Escobar dhe besohet se është përdorur në rrugën e tij të trafikimit.
Ndonëse festivali ishte një mashtrim absolut, ishulli nuk mund të thuhet të jetë i njëjtë.
Ishull privat me mbi 14.000 metra katrore ka shtatë plazhe të mrekullueshme, shtëpinë kryesore dhe disa kasolle të vogël, dhe krenohet me peizazhet më të mira në botë.
Edhe
Rita Ora dhe Taika Waititi po e kthejnë “Fyre Festival” në shfaqje teatrale
Festivali luksoz, ndryshe, pësoi një fiasko të plotë - mijëra vizitorë të zhgënjyer për biletat e tyre, të cilat shpesh kanë paguar deri në 49,000 dollarë amerikanë, në vend të vendosjes luksoze në ishull, janë pritur në tenda dhe asnjë nga koncertet për të cilat ata paguan biletat nuk është mbajtur.
Sipërmarrësi Billy Mcfarland, u dënua me gjashtë vjet burg dhe gjobë prej 26 milionë dollarësh.
-
Ish-trafikanti italian i drogës ofron ishullin e tij në Dubai për ulje të dënimit
-
Bunkeri i miliarderëve: Si duket vendi më i sigurt për të jetuar në botë
-
Krijohet koncepti i ishullit që do të ndërtohet nga njeriu e ku shtëpitë kushtojnë deri në 1 miliard dollarë
-
Kur feston princi arab me 150 modele, jaht dhe shpenzime pa fund