Sipas librit të ri “Blood and Oil” (Gjak dhe naftë), princi saudit Mohammed bin Salman ka organizuar një festë gjigande në ishullin e tij privat në Maldive ku ishin pajtuar 150 modele, si dhe ka shpenzuar pafund para për jahte, vila e sende luksi.
Në librin e ri pretendohet se modelet u morën me avion nga Brazili, Rusia dhe qytete të Maldive, për festën ku merrnin pjesë disa dhjetëra burra nga Lindja e Mesme. Përfundimisht ato mbërritën në ishull me barka dhe u kontrolluan për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
35 vjeçari Salman bëri këto përgatitje për festën gati një muaj më parë në ishullin e tij privat Velaa, i llogaritur si një nga destinacionet më të shtrenjta e luksoze të vitit 2015.
Më tej pretendohet se kur mediat lokale mësuan për aventurat e princit ai u detyrua të largohej bashkë me modelet e tij.
Në libër thuhet se Princi mori me qira 300 vetë staf, 48 vila private me kujdestarët e tyre, e madje dhe një makinë dëbore. Celularët ishin të ndaluar për të ruajtur privatësinë, duke lejuar vetëm modelet e vjetra Nokia 3310.
Më tej në të pretendohet se Princi pagoi $500 milionë për blerjen e Serene, super-jahti me dy helipade, një nëndetëse dhe dhomë për pamje nënujore. “Jahti ishte elegant dhe i përshtatur për pritjen e VIP, i aftë për t’u transformuar në një pallat festash me miqtë e ngushtë”.
Autorët e librit, të cilët janë gazetarë të Wall Street Journal, shkruajnë: “Mohammed e dinte se të rinjtë në Arabinë Saudite ishin të lodhur nga lajmet për shpenzimet e shfrenuara të tij dhe të familjes mbretërore”.
Këto zbulime në libër shoqëroheshin me konstatimet se në punët qeveritare bin Salman nuk preferonte respektimin e të drejtave të njeriut me subjektet e tij.
Ai konsiderohet përgjegjës për vrasjen makabre të gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe të Stambollit.
{gallery}