David Blain ka përformuar marifetin e tij të fundit të mërkurën, duke u ngjitur me një tufë balonash deri në 9.144 metra në qiellin e Arizonës, para se të hidhej me parashutë në tokë.
“Ishte magjike, ndihesha sikur po fluturoja në ajër”, tha Blaine derisa po bisedonte në radio me ekipin e tij të ndihmësve, pasi u ngrit lehtësisht nga një pistë ajrore e shkretëtirës në Page të Arizonës, i lidhur me dhjetëra tullumbace.
I ashtuquajturi "interpretues ekstrem" u nis rreth orës 7:30 të mëngjesit me kohën lokale. Ai gradualisht lëshoi pesha të vogla për të shpejtuar ngjitjen e tij, veshi një parashutë në mes të fluturimit dhe u lidh me një maskë oksigjeni ndërsa iu afrua largësisë 29,400 këmbë, një lartësi ku udhëtonin shumica e avionëve komercialë.
Blain, 47-vjeçar ka një histori të përformancave të profilit të lartë dhe rrezikut të lartë.
Marifet i së mërkurës zgjati afro 30 minuta. Duke arritur një lartësi pak më të lartë se Mount Everest, Blaine u lëshua nga tufa e tullumbaceve dhe ra-lirë për rreth 30 sekonda para se të vendoste një parashutë për të ngadalësuar zbritjen e tij.
-
Në një aksident me paraglajding vdiq sportisti i njohur i sporteve ekstreme
-
Paragllajdisti kinez mbijeton pasi u ngrit aksidentalisht në 8500 metra lartësi
-
Alpinisti në Zelandë të Re i shpëton rrëzimit nga lartësia 600 metra
-
Pentagoni publikon një selfie të një piloti amerikan shumë pranë balonës kineze
-
93-vjeçarja qëndron në krahët e aeroplanit gjatë fluturimit, thyen rekordin “Guinness”