Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar një selfie të realizuar nga një pilot i aeroplanit U-2, teksa fluturonte pranë balonës kinez, e cila është rrëzuar nga ushtria amerikane në fillim të këtij muaji.
Selfie, e realizuar nga piloti i U-2, tregon hijen e avionit në balonë dhe një imazh të qartë të ngarkesës së balonës ndërsa kalonte mbi Shtetet e Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaloni u pa për herë të parë nga SHBA më 28 janar dhe u rrëzua nga ushtria amerikane në brigjet e Karolinës së Jugut pasi kaloi vendin.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në fillim të këtij muaji se fluturimet "zbuluan se balona në lartësi të madhe ishte në gjendje të kryente operacione të mbledhjes së sinjaleve të inteligjencës", raportoi CNN-i të mërkurën.
Zyrtarët thanë se kishin vendosur të mos e gjuanin balonën mbi SHBA për shkak të madhësisë së saj, nga frika se rënia e mbeturinave mund të dëmtonte civilët ose pronën në tokë. Gjenerali Glen VanHerck, komandanti i Komandës Veriore të SHBA-së dhe Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, më vonë tha se balona ishte 200 metra e gjatë, me një ngarkesë me peshë të lartë.
Sipas Forcave Ajrore, U-2 është një aeroplan zbulimi dhe vëzhgimi me lartësi të madhe, me "karakteristika të ngjashme me një aeroplan glider". Për shkak se aeroplanët U-2 "fluturohen rregullisht në lartësi mbi 23 mijë kilometra, pilotët "duhet të veshin një kostum me presion të plotë të ngjashëm me atë të veshur nga astronautët".
Fotoja e publikuar të mërkurën tregon qartë pilotin duke fluturuar mbi balonë, e cila po fluturonte në lartësi mbi 18 mijë kilometra kur u pa mbi Montana.
Përpjekjet e rikuperimit filluan menjëherë pasi balona u rrëzua mbi Oqeanin Atlantik më 4 shkurt. Pjesët e mbeturinave u transferuan në Laboratorin e Byrosë Federale të Hetimit në Virxhinia për t'u studiuar më tej.
