Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dashuria që fillon me miqësi, më efektive se “dashuria në shikim të parë”

Foto: iStock

Nëse keni probleme të gjeni dashurinë përmes rrjeteve sociale, mund të provoni të lidheni me një nga miqtë tuaj, thotë një studim.

Studimi ka marrë të dhëna nga 2000 çifte. Gjeti se 2/3 e tyre filluan vetëm si miq, duke sugjeruar se një lidhje platonike me dikë është e favorshme që më pas të shndërrohet në një lidhje të qëndrueshme romantike.

Studimi thotë se klisheja e rënies në dashuri në shikim të parë është e dalë mode në ditët e sotme.

Të njohësh dikë fillimisht si shok/shoqe mund të jetë më efektive se sa të fillosh një lidhje dashurie menjëherë, ndoshta përmes aplikacioneve apo rrjeteve sociale.

“Mund ta kuptojmë mirë si të panjohurit tërhiqen ndaj njëri-tjetrit dhe fillojnë një lidhje, por kjo thjesht nuk është mënyra se si fillojnë lidhjet”, ka thënë autorit i studimit, Danu Anthonu Stinson, profesor psikologjie.

68 për qind e lidhjeve të dashurisë rezultuan se kishin filluar si miqësi, sipas studimit, shkruan DailyMail. Në mesin e studentëve universitarë, ata që kishin filluar miqësi fillimisht e më pas kishin krijuar lidhje dashurie, kishin qenë miq për rreth dy vjet. Studiuesit theksuan se pjesëmarrësit kanë thënë se ata nuk e kanë filluar miqësinë me qëllimin për të përfunduar në një lidhje romantike ose për shkak të tërheqjes mes njëri-tjetrit.