“Ku është ‘iPhone 7’-shi im”, i thotë 17-vjeçarja Chen Ting nga Shangai të dashurit të saj. Ajo në të vërtetë është duke e kërkuar telefonin e saj celular, por dhuratën për ditën e Shën Valentinit. Një telefon “iPhone 7” do të thoshte se i dashuri e dashuronte vërtet.
Ajo megjithatë nuk është vajza e vetme e gjeneratës ndërmjet 17 dhe 37-vjeçareve që ka kërkesa të tilla. Versioni më i lirë i një telefoni të tillë të “Apple” kushton 700 euro dhe shpesh pritjet për festa të tilla nuk përfundojnë me kaq, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.
Në Kinë, marrëdhëniet e dashurisë kushtojnë një pasuri të tërë – duke e lënë në harresë parimin e kamotshëm se lidhja kërkon mund. Ju duhen xhepa të thellë për ta mbajtur të ndezur flakën e përjetshme të dashurisë.
Për dallim të madh prej disa viteve më parë, kur shumica e 16-vjeçarëve nuk do të lejoheshin t’u hynin lidhjeve dashurore apo të mendonin për to, sot askush në këtë vend nuk dëshiron të mbetet pa të dashur. Jo shumë vjet më parë, notat e mira në shkollë dhe gjasat për karrierë të suksesshme ishin shumë më të rëndësishme për këtë grupmoshë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
I bleu 99 Iphone në vlerë 80.000 dollarë për t’i propozuar, por e dashura e refuzoi
-
Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak