Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Covid-19 detyron kinematografinë të “mashtrojë” për skenat e puthjeve

Pandemia e koronavirusit ka bërë që çdo biznes të pësojë ndryshime në strukturën e të punuarit. Kjo gjë ka ndodhur edhe në kinematografi.

Rregullat e distanctancës sociale kanë pezulluar regjistrimet e filmave. Mirëpo së fundmi ekipi i EastEnders ka gjetur një mënyrë imagjinare për të krijuar skena intime pa krijuar rrezik. Ata kanë vendosur që në skenat intime të përdorin partnerët e jetës reale të aktorëve.

Momentet kur dy personazhet duhen puthur ata do i fillojnë pas udhëzimeve zyrtare dhe më pas atë skenë do e modifikojnë për ta vendosur në film.

Ata gjithashtu po vendosin ndarëse për aktorët që ndajnë të njëjtën skenë, këto ndarëse janë të padukshme për kamerën.

Artikuj të ngjashëm