Londër, 25 prill (The Gurardian) – Pa shkëlqimin e plotë të tepihut të kuq, pa pyetje në lidhje me kostumet, pa festë pas ceremonisë, shumë prej njerëzve të përshirë në ceremoninë e së dielës në “Oscar” janë të lumtur që kanë pushuar nga një ceremoni katërorëshe.
Ngjarja ka qenë në rindërtim që nga kampanja #OscarsSoWhite, që detyroi zgjerimin e anëtarëve të turpit votues si dhe një mori kërkesash, zbatimi i të cilave do të nisë vitin e ardhshëm.
Se si ecë ceremonia varet nga Steven Soderbergh, regjisori i njohur për “Sex, Lies, and Videotape”, “Traffic” dhe “Girlfriend Experience”, që është prapa transmetimit.
“Ne do të jemi aty. Pyetja është se kush tjetër do të jetë aty me ne?”, ka thënë Soderbergh javën e kaluar për “The Hollywood Reporter”.
Soderberg është thënë se është duke planifikuar një eksperiencë më intime, me theks të veçantë tek inovacioni. Ai do ta xhirojë atë sikur “të ishte një film në vete”.
Të nominuarve u është kërkuar që të xhirojnë fjalime sikur të kenë pranuar çmimin dhe janë ftuar që të lidhen me “Los Angeles Union Station” ose me kablloret lokale në New York apo Londër. Një qendër për “Oscar” është vendosur në Institutin Britanik të Filmit për një ndejë ku do të marrë pjesë një grup i vogël i të nominuarve dhe të ftuarve.
Los Angeles, që normalisht do të gumëzhijë gjatë javës së “Oscarit”, praktikisht është mbyllur. Akademia e Filmit, Arteve dhe Shkencave ka krijuar një sistem me testim të trefishtë për COVID-19, por mënyra se si do të funksionojë, e gjitha mbetet për t’u parë.
Një ndryshim është se të nominuarit për këngën më të mirë origjinale – Celeste, HER, Leslie Odom Jr, Laura Pausini, Daniel Pemberton, Molly Sandén dhe Diane Warren – do t’i interpretojnë kompozimet e veta në tërësinë e tyre dhe jo të vendosura në një përzierje, si pjesë kryesore e ceremonisë. Efektet e një viti në karantinë gjithashtu kanë dëmtuar sistemin e yjeve. Të shihesh në publik pa maskë, në pushime – praktikisht çdo lloj rrëshqitjeje që sinjalizon privilegjin ose mungesën e shqetësimit politik – është potencialisht fund i karrierës.
"Shumë njerëz janë goxha më të lumtur që nuk do të shkojnë”, ka thënë një regjisor nga L.A. “Askujt nuk i pëlqejnë mediat dhe tapeti i kuq. Ne e kemi bërë atë më parë, çdo vit, dhe do ta bëjmë përsëri vitin e ardhshëm. Dhe në Kanë, në verë, ku shkëlqimi i atyshëm do ta bëjë “Oscarin” të duken përditshmëri".
Për më tepër, me teatrot dhe shërbimet për transmetime online që po ulin pagat e aktorëve dhe vlerën e marrëveshjeve të produksioneve, ekonomia e filmit dhe televizionit ka ndryshuar. Tani shërbimet e transmetimit janë në rritje dhe për filmat në garë është diskutuar më pak, kurse shikimi i “Oscarit” ka rënë 44 për qind gjatë shtatë vjetëve.
“Los Angeles Times” raportoi se firma hulumtuese “Guts + Data” ka zbuluar se mes njerëzve të moshës 13 deri 64 vjeç, 35 për qind nuk kishin dëgjuar për asnjë nga tetë filmat e nominuar për filmin me të mirë dhe vetëm 15% kishin dëgjuar për “Mank” të Netflix, e cila ka 10 nominime për “Oscar”. Kandidati me fitimin më të lartë për filmin me të mirë, “Promising Young Woman”, ku luan Carey Mulligan, gjeneroi vetëm 6.3 milionë dollarë nga shitja e biletave në SHBA.
Ndërhyrja e atyre që kanë fuqi gjithashtu ka ndryshuar, pasi drejtuesit tradicionalë të studiove kanë humbur ndikimin të “Amazon”, “Apple” e “Netflix”. Nicole Avant, ish-ambasadore e Obamës në Bahamas dhe gruaja e Ted Sarandosit, shefit ekzekutiv të “Netflixt”, konsiderohet akteri kryesor mbrapa marrëveshjes me Sussexes.
“Oscarët” e këtij viti mund të paraqesin një anomali në disa aspekte, por jo domosdoshmërisht në të gjitha. "Të krijohet ndjeshmëria e një mesdite të frytshme”, ka thënë javën e kaluar Joe Morgenstern nga “Wall Street Journal”.
Në krye të listës së pretendentëve është “Nomadland”, nën regji të Chloé Zhao, që mund të jetë gruaja e parë me ngjyrë që fiton çmimin e akademisë për regjinë më të mirë. Filmi është nominuar gjithashtu për filmin më të mirë, skenarin më të mirë të adaptuar dhe montazhën më të mirë të filmit – plus nominimet për Frances McDormand si aktoren më të mirë kryesore dhe Joshua James Richards për kinematografinë më të mirë.
Realizuesit e ceremonisë e kanë definuar kodin e sivjetshëm të veshjes, që është larg tapetit të kuq, si një "shkrirje e frymëzimit për të frymëzuar”, që në fjalë të tjera do të thotë se formaliteti është plotësisht në rregull nëse dëshironi që ta zgjidhni këtë, por përditshmëria nuk është aspak në rregull.
E gjithë kjo ndoshta sugjeron një fitim nga sistemi i famshëm, një zhvillim që industria luksoze është dashur ta ndalojë. Duke kërkuar që të kenë mundësinë e të bërit marketing gjatë kësaj nate, agjentët dhe stilistët e famshëm do të vazhdojnë të nxjerrin në ankand çdo punë të bërë për klientët e tyre, por është një sistem që disa thonë se tashmë është prishur me ose pa një shëtitje në tapet të kuq.
“Pandemia largoi gjithë këtë shkëlqim, që patjetër shpejtoi këtë rëne, por Instagrami është bërë një mishërim i tapetit të kuq”, ka thënë Elana Fishman, redaktore e dizajnit në “New York Post”, për “Business of Fashion”. Kjo i ka lënë aktorët në një situatë të vështirë, siç ka thënë Yeri Han, ylli i “Minarit”, për WWD: "Është kaq e vështirë të zgjedhësh një fustan për këso ngjarjesh, ndoshta ndonjëherë është më e vështirë të zgjedhësh një fustan sesa një skenar".
Ndoshta ndryshimet më të mëdha janë prapa skenave. Publicistët e studiove nuk kanë qenë në gjendje të organizojnë dreka dhe shfaqje të sponsorizuara, duke mbytur dhomën e jehonës së filmave dhe të nominuarve të financuar nga studiot. Si pjesë e reformave të saj të anëtarësimit, akademia ka shtuar më shumë votues ndërkombëtarë dhe ka bërë ndryshime në sistem, me votat që shpërndahen në mes të nominuarve, si një bast i përhapur në garë, që ka të ngjarë ta zvogëlojë votimin taktik dhe të prodhojë fitues të befasishëm.
Walt Hickey, i cili analizon të dhënat e “Oscarit” në gazetën e tij “Numlock News”, i ka thënë “Observerit” se akademia shikoi se si industria po ndryshonte dhe shikoi fuqinë e shitjeve ndërkombëtare, veçanërisht në Kinë, dhe kuptoi se duhej t’i zgjeronte ambiciet e saj”.
"Ata e kuptuan që ‘Oscari’ nuk mund të ishte më një darkë me pulë ose peshk për iluminatorët e Los Angelesit”.