Kompania e Coca-Colës, ka njoftuar se shitja e kësaj pije ka rënë për 25 për qind.
Tutje, kompania të martën ka thënë që mbyllja e kinemave, restoranteve dhe stadiumeve për shkak të pandemisë, është duke dëmtuar biznesin e tyre me një ndikim material që pritet në rezultatet e tremujorit të dytë.
‘’Ndikimi në tre mujorin e dytë dhe vitin e plotë 2020 është i panjohur në këtë kohë, pasi që kjo do të varet nga jetëgjatësia e pandemisë dhe nga ritmi i rimëkëmbjes makroekonomike’’, ka thënë kompania për CNBC news.
Përveç në Kinë, vëllimi i njësisë së kompanisë ishte duke u rritur për 3% në fund të shkurtit, para se të fillonte izolimi botëror. Coca-Cola ka shënuar rritje të madhe të kërkesës nga marketet, për arsye që njerëzit nga paniku filluan grumbullimin e produkteve ushqimore, transmeton Koha.
Në disa parashikime, Coca-Cola kishte parashikuar rritje të të ardhurave organike për 5%, mirëpo për shkak të pandemisë të gjitha parashikimet kanë rënë poshtë.