Korporata teknologjike kineze, Xiaomi, ka njoftuar për rënien e madhe që ka shënuar në të ardhurat e tremujorit të dytë, pasi tregu më i madh në botë i smartfonëve është tkurrur për shkak të goditjes nga kufizimet e rrepta anti-COVID, shkroi Reuters.
Shitjet kanë rënë për 20 për qind nga viti në vit, në 10.31 miliardë dollarë, duke shënuar një rënie të madhe nga tremujori i kaluar kur kompania postoi rënien e saj të parë të të ardhurave.
"Në tregun kinez, pati ringjallje të pandemisë, kështu që si rezultat, kërkesa ishte e vështirë dhe e dobët", tha presidenti i Xiaomit, Wang Xiang.
Ai shtoi se rritja e çmimeve të karburantit, kostot e inputeve dhe inflacioni ndikuan gjithashtu në shitjet jashtë shtetit.
Fitimi neto ra si rezultat i presionit për të pastruar inventarin nëpërmjet shitjeve dhe promovimeve.