Banka zvicerane “United Bank of Switzerland”, në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës.
Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.
Kryeqyteti i Katarit, Doha, ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro.
Kopenhagen renditet e dyta, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.
Dubai - një kafe kushton 4,87 euro
Zyrih - 4,26 euro
Shanghai - 3,93 euro
Pekin - 3,78 euro
Vjenë - 3,71 euro
Moskë - 3,67 euro
New York - 2,67 euro.
Pak më lirë një kafe kushton në New Delhi - 1,30 euro
Sao Paulo - 1,28 euro
Johanesburg - 1,27 euro
Stamboll - 1,20 euro
Kajro - 1,15 euro
Milano - 1,14 euro
Mumbai - 0,90 euro
Romë - 0,85 euro
Lisbonë - 0,63 euro
Lagos - 0,53 euro.